Practice English Speaking&Listening with: Rolling to Brussels - Documentary Film

Normal
(0)
Difficulty: 0

I knowthe noise, but these are the winter tires

I drove illegally for three years and since a half year I have a drivers license

Excuse me you entered here incorrectly

why are you making me to be rude

on the 8th,

OK, no I just thought that something might have been mixed up by chance

No, no way

Because you should check-in twiceand thats it …. Cool

HeyIm leaving, see you.

Just wanted to make it look

you know, somewhateveryday lifeand I went to work but thank God

I used to work for this newspaperat the beginning when it started publishing

for a short timefrom BIRN.

The Gillespie band albums are sold in here ….

Since we couldnt meet with the band and we couldnt be all together

at least the pictures of the band

It is important that you came

to support people that ask what belongs to them

we shall remain right here

Yes, alright, see you ….

This one too, these three items

The sunglasses arethey depend on the glass they are made in Germany

We have a good small stuff

Hey uncle (old man), zip your pants otherwise youll embarrass us

and your missus might see you back home

Do you have 170/14 (tire size)?

Soyou sign it here

OK

Good day

This is your badge, you should always display it

and all electronic devices you should put in the box

and you take the key with you.

Hana Zeqa.

Hello, how are you?

Im fine, and you?

Place four fingers on the device

both thumbs

now turn towards the camera and look straight at it.

Get away, people

It looks to crowdy to me to push it

Jemi duke e pritur Hanën për të shkuar në vozitje

është dashtë të takohemi këtu

Ah, po, ja ku është

por si duket ajo ka një gomë me vete

Nëse duhet ta kemi tërë kohën me vete...

Tung, unë jam Bojani

Më vjen mire që u njoftuam

Pra, çfarë më duhet të bëjë me këtë gomë?

Ne duhet ta kemi atë me vete gjatë tërë udhëtimit tonë

Ah, vërtetë?

Kjo ishte befasi, nuk na kishin treguar më parë për këtë, porsa e morra vesh këtë gjë.

Do të ndodhin gjëra të papritura, dhe ju duhet ti kapni ato

kaloni mirë dhe rrugë të mbarë.

Gallup Europe bënë sondazhe vjetore

mes tjerash ata bëjnë hulumtim rreth tendencës për emigrim

kur ata prezantuan studimin në Tiranë

ditën vijuese unë lexova në gazeta se një e treta e shqiptarëve

më shumë se 30% e shqiptarëve dëshirojnë të largohen nga Shqipëria

dhe ata shkruan një artikull gazete i tregonte se cilat ishin rezultatet

... e vërteta të sondazhit

dhe doli se nuk ishte e vërtetë se një e treta e shqiptarëve

dëshironin të largoheshin nga Shqipëria

potenciali teorik për emigrim i shqiptarëve ishte 4.8%

që ishte pothuaj e ngjashme me vendet tjera ballkanike

por assesi nuk ishte 33% siç thuhej në gazeta

Shqipëria kaloi nëpër një periudhë të rëndë këto dy vitet e fundit

pas zgjedhjeve të vitit 2009 opozita nuk i pranoi

rezultatet e zgjedhjeve dhe vendosi të bojkotoj pjesëmarrjen në Kuvend

për të shfrytëzuar demonstratat dhe protestat

si mjet politik

gjatë kësaj kohe unë personalisht isha paksa i frikësuar

sepse në fund të fundit megjithëse personalitetet europiane

duke përfshirë edhe Tanja Fajon,

në mënyrë sistematike pohonin se procesi i liberalizimit të vizave

ishte një proces teknik dhe jo politik

unë po mendohesha: Të supozojmë se do të kishim trazira qytetare...

progresi ishte vlerësuar në një mënyrë të paanshme nga

ana e strukturave të Komisionit Europian

dhe në anën tjetër demokracia shqiptare ne pergjithësi

ishte në gjendje të menaxhoj klimën e vështirë politike

pa shkaktuar ndonjë ndikim negativ ishte një proces teknik dhe jo politik

Gjatë kësaj periudhe 10-mujore të regjimit të vizave të liberalizuara

të dhënat nga të gjitha vendet e Shengenit në Europë

tregojnë se shqiptarët nuk janë aspak duke keqpërdoruar

rregullat e liberalizmit të vizave

Qeveria tani ka bërë një punë të mirë në drejtim të

vetëdijësimit të publikut rreth rregullave të liberalizimit të vizave,

duke njoftuar publikun se kërkimi i azilit politik nuk do të ketë efekt,

prandaj nuk duhet të shfrytëzohet si mjet .

Jemi duke u përgatitur për të regjistruar një film dokumentar

Sot ishte dita jonë e parë e inçizimit dhe ne filluam me Tiranën

diçka si skenarë …

ne do të shkojmë në pjesëne egërtë Tiranës

të cilën unë e quaj Cuba

Deri më tani jam skajshmërisht i lumtur dhe me vetëbesim

pothuaj çdo gjë përveç faktit se nuk kam arritur për të ngrënë sot

...mjaft.

Kur udhëheqësit europian së pari u pajtuan në Shengen

për të larguar kërkesat për viza dhe për pasaporta

brenda qendrës së Europës,

u shkaktua një lloj rrëmuje në mesin e politikajve dhe shërbyesve publik

që ishin të përqendruar në çështjet e brendshme,

besohej se mes Gjermanisë, Holandës dhe Francës kjo gjë nuk mund të paramendohej.

Kur unë erdha këtu në muajin gusht, një proces i gjatë tashmë

ishte në vijim e sipër, dhe pothuajse ishte i përfunduar,

sepse parakushtet dhe puna për plotësimin e kushteve është një proces afatgjatë

dhe nevojitet shumë punë për tu bërë

dhe shqiptarët vërtetuan se kur ata me të vërtetë duan diçka,

siç është liberalizimi i vizave, ata janë në gjendje të bëjnë përpjekje

për të plotësuar të gjitha parakushtet në afatin e duhur .

Shqiptarët tani mund të përfitojnë nga regjimi pa viza,

çka d.m.th. se atyre nuk ju nevojiten vizat për udhëtimet me qëllime turistike.

Falemnderit

E kam stabilizuar gomën tuaj

Asistencë teknike

Po, asistencë teknike, falemnderit

Nuk do të thosha se paraardhësi im ishte skeptik

ai ka gjasë të ketë qenë real po aq sa edhe shumë të tjerë,

dhe shqiptarët vërtetuan se kjo ishte e mundur.

- Falemnderit, lamtumirë,

dhe kujdesuni për gomën juaj.

We shall do a walk, a narration or whatever, in order to show them the hall inside

I hope this building is never going to be replaced considering the

historical and cultural value

Lets go and see the front part because it is an interesting one

Cila është përvoja e juaj para dhe pas liberalizimit të vizave,

a ka ndryshuar diçka, përshtypjet tuaja

Në rregull, për mua në veçanti

i vetmi ndryshim është se përpara më duhej të aplikoja

dhe të arsyetoja përse dëshiroj të udhëtoj, tani nuk duhet të jap arsyetime

thjesht kam letërnjoftimin dhe udhëtoj me të aty ku dëshiroj të shkoj

nuk dëshiroj të flas se si ishte më parë sepse të flasësh për të kaluarën

mua më duket si diçka patetike,

por tani me të vërtetë të gjithë kanë këtë liri

dhe njerëzit nuk e pordorin këtë letërnjoftim sa për të ikur.

A udhëtoni shumë?

Kur kam kohë të mjaftueshme, natyrisht se po.

Përpiqem të bëjë filmin tim të parë të metrazhit të gjatë,

si regjisore dhe më duhet të udhëtoj jashtë vendit

dhe pasi që të kem përfunduar këtë projekt do të largohem nga Shqipëria për një kohë,

po ashtu për arsye profesionale,

por natyrisht do të kthehem këtu dhe arsyeja më e rëndësishme

është se ky është vendi im,

dhe veçanërisht dëshiroj të shpreh veten si artiste këtu.

Pas 18 orë udhëtimi nga Tirana, jam lodhur shumë.

jetoj këtu qe 7-8 vjet

Sa vjeç jeni? 26

Dje kemi ndaluar njerëzit për të na orientuar sepse nuk i njihnim rrugët,

dhe ata nuk dukeshin aq miqësor

Mos bini menjëherë përfundime të gabuara

Kjo ndërtesë në të vërtetë është e ndërtuar nga solistët e Zagrebit.

Ne kemi tri koncerte në Moskë, Saint Petersburg dhe diku në Siberi

kjo është emocionuese.

Do të jetë diçka shumë e mirë.

Kur erdha këtu isha 16 vjeçar, dhe fare nuk e njihja gjuhën kroate,

por unë nuk ndjeja kurrfarë përmallimi për shtëpi

unë u integrova në Zagreb menjëherë.

Keni ndjenjën se jetoni në një qytet të madh, një metropolë apo diçka të ngjashme,

por njëkohësisht këtu ekziston edhe një atmosferë e qytetit të vogël.

A ka një vend këtu që quhetRruga e shtrembër” (Krivi put)?

Po. Nëse do të qëndronit në Zagreb do të zgjaste më tepër

dhe ju do të përfundonit atje pas orës 2

Kur erdha në Kroaci, kuptova se sa larg ishte nga Kosova,

se sa është e rregulluar, se si funksionon, se çka ofron,

thjesht më bëri të mendoj se sa larg jemi për të arritur deri në këtë shkallë zhvillimi.

Ne duhej të zgjoheshim herët për të shkuar që të takoheshim me Gong-un.

I am Jelena, Im pleased to meet you

Nuk mund të them se qeveria kroate e pa ndonjëherë të udhës nevojën

për ndihmë nga shoqëria civile.

Nga përvoja jonë u pa se kjo d.m.th. shumë më tepër takime dhe diskutime

me përfaqësuesit e BE-së,

ndërsa qeveria kryesisht na injoronte, gjë që e bënë edhe më tej.

BE-ja si strukturë është më e hapur ndaj organizatave të shoqërisë civile,

ndaj qendrave të ndryshme të hulumtimit, rrjeteve të avokimit, e dini,

me njerëzit që kanë një ekspertizë dhe kanë një mendim të pavarur.

Nga niveli i BE-së ne ishim në gjendje, që përmes një lloj efekti të bumerangut,

prapë të kemi paksa ndikim.

Kur e shikoni nga këndvështrimi i negociatave Kroaci-BE

dhe se si rrodhi i tërë ky proces,

shpresoj që vendet tjera të rajonit do të mësojnë shumë se si u zhvilluan gjërat këtu,

e në veçanti organizatat e shoqërisë civile,

që të tentojnë të shfrytëzojnë përqasjet dhe modelet që organizatat

e shoqërisë civile i shfrytëzuan këtu.

Çfarë ne bëmë ishte ajo që përcollëm pikat e references ashtu siç maten nga vetë BE-ja,

dhe ne koalicioni i organizatave të shoqërisë civile këtu në Kroaci

vendosëm të themelojmë pikat tona referente,

ashtu që në atë nivel ku ju dorëzoni një pikë referente mbi parandalimin e korrupsionit,

që përbëhej nga dy çështje:

Liria e informimit dhe parandalimi i konfliktit të interesit.

Pra, ajo që bëmë ne ishte të kryenim analizën tonë

mbi atë se si funksionon sistemi,

çfarë duhej ndryshuar nga legjislacioni dhe nga organet të cilat duhej të zbatonin ligjin,

sugjeruam këtë qeverisë, pa u brengosur nëse ata do të trazoheshin apo jo,

por gjithashtu të njejtën gjë sugjeruam edhe përfaqësuesve të ndryshëm të Be-së.

Qeveria jonë lexoi sugjerimet dhe rekomandimet tona,

ndoshta jo gjithmonë si tonat por ndonjëherë edhe si të BE-së.

Pra, kjo është ndalja jonë e parë në rrugëtimin tonë drejt Brukselit.

Vendi ku ne ndodhemi tani është shumë afër kufirit Italian,

një kopsht (pronë) gjendet në mes të Sllovenisë dhe Italisë.

Ky është rajoni Kollio. Kufiri i Italisë është 10 metra tej asaj shtëpie.

Ne kemi pothuaj se gjysmën e vreshtave në Itali dhe gjysmën tjetër në Slloveni.

Gjithsej ne kemi 22 hektarë.

Ky atje është babai im.

Ai më ofroi mundësinë që unë të bëhem ai që jam sot,

sepse ai ishte dikush që mirëmbante vreshtat për mua.

Ai e përkushtoi jetën e tij që të siguronte mbijetesën dhe mirëmbajtjen e Movias

në një kohë të vështirë, për të ruajtur traditën jo vetëm të vreshtarisë,

sepse ne asnjëherë nuk shitnim hardhitë e rrushit, produkti ynë vera, vera në shishe.

Detyra e tij ishte që të ruante traditën e prodhimit të verës.

Ata mendojnë, pasi që jeni nga ky vend, ndoshta ..po, ndoshta po,

kjo verë është në rregull, por e dini bodrumi është i tmerrshëm,

ata besojnë se ne vijmë nga një vend i tmerrshëm,

dhe ata asnjëherë nuk ishin këtu, dhe e tëra kjo për shkak të imazhit të keq të vendit,

e kuptoni këtë.

Dikush vetëm pse ju jeni nga një vend, mund të ketë mendime negative

Nëse jeni i mirë, atëherë jeni i mirë.

Shija, nuk i njeh kufijtë.

Tani ne duhet të jemi mendjehapur, të respektojm njeri tjetrin,

dhe çdonjëri duhet të jetë krenar për atë se çfarë është,

e pastaj, sbashku, vetëm me respektim,

ta bëjmë më të madhe Europën dhe këtë planet.

Përjetimi ynë sot, ishte i mrekullueshëm.

i bukur.

Cheers!

Tani gjendemi në Vienë.

Isha vërtetë kurreshtare të shihja muzetë,

shtatoret e muziktarëve dhe kompozitorëve të njohur.

Hana, eja të ndash vendin e tretë me mua.

Nuk arrita të takoj aq shumë njerëzit austrian

ndoshta për arsye se ne kaluam kohën kryesisht në pjesët ku jetonin emigrantët,

kështu që ne dëgjuam njerëzit që flisnin turqisht apo ndonjë gjuhë aziatike.

Tani kur ju shoh ju dy, ndihem keq që nuk kam flokë të gjatë

ashtu që do të valviteshin në këtë erë.

Më vjen keq, më vjen keq për flokët e mia.

Personalisht, unë nuk do të dëshiroja të jetoj në Vienë.

Përpos ndërtesave të bukura, Viena nuk më ofroi ndonjë ndjenjë ngrohtësie.

Trufless cake

Po, çokollatë. A është e rëndë

Do të jesh në gjendje të mbijetosh.

No Problem - in Serbian

E humba paksa qetësinë sot, sepse kalova rreth 6 orë në pritje

së pari një orë në mëngjesë dhe pastaj edhe 5 tjera pasdite

duke pritur të kryhen disa inçizime

Pra gasse kjo duhet të jetë rrugicë

Unë mendoj se kjo d.m.th. rrugë njëkahëshe, ndërsa Strasse është rrugë dykahëshe.

Ne kemi mjaftë shumë mbeturina në Vienë, rreth 700 mijë tonë në vit,

dhe kemi dy impiante për djegjen e tyre, tek njëra ju tashmë veq sa ishit

dhe tjetra është përballë qytetit,

dhe u paraqit nevoja që të ndërtohet edhe impianti i tretë i cili gjendet këtu i cili

shërben për të përkrahur zonat përreth me nxemje dhe elektricitet.

Ne prodhojmë energji elektrike për 25 mijë amvisri dhe nxemje për 50 mijë amvisri.

Ne i tejkalojmë standardet e BE-së me rreth 90%.

Ju lutem merrini këto., dhe mund ta përshtatni me këtë këtu.

Mirë, pasi që koka ime është shumë e vogël,

në rregull, tani është mirë.

Ajo çfarë po shihni tani është zemra e impianitit të djegjes.

Kjo këtu është ndarja e metaleve.

Ndoshta është kushineta apo diçka tjetër, diçka nuk është në rregull.

Ju lutem, a mund ta kontrolloni se çka nuk është në rregull,

në mënyrë që ta dijmë se çka ka ndodhur.

Po, po do ta kontrollojmë.

Can we ask to tow us

No, towing is not safe, it must be transported without passengers.

We can ask them if it OK for us to stay in the van and they can tow us

Nope, there is no such chance, no chance at allIt will take three days to fix it.

Unë do tju jap një emër, dhe mendoj se ky është ai i duhuri.

ose ndoshta mund ta përdorni këtë adresë : IVECO

They will send us help within an hour.

They located us, they know where we are, I explained what are we doing

A dëshironi një taksi ?

Po ….

Ne shkuam jashtë dhe pamë shumë njerëz me kostume biznesi,

që për mua ishte ngulfatëse.

Qyteti ka aq shumë rregulla, jeta zhvillohet nga ora 9 deri në 17,

çdo gjë është e rregulluar.

Kjo gomë, është duke u shëndrruar në një barrë,

dhe është e vështirë të bartet kudo në qytet, dhe isha duke menduar ta hiqja qafe,

por jo tani kam lidhur paqë me të.

How long you intend to stay here ? Till tomorrow morning, we are leaving.

Where to? To Paris.

Oh, superb, very nice.

Unë jam tregtar, tregtar në tregun e aksioneve,

pra unë punoj në pjesën e bankës ku kryhen investimet,

unë punoj me orar mjaftë të zgjatur por mësohesh me këtë,

nuk është edhe aq vështirë.

Gjëja e fundit që dëshiroja të bëhesha ishte të jem bankierë, dhe pastaj u bëra bankierë.

Çfarë dëshiroje të bëheshe? Dëshiroja të studijoj arqitekturën

por mu desh të prisja që të liroheshin vende në Universitet, kështu që në

ndërkohë fillova të punoj në bankën ekonomike,

kështu që unë vazhdova të zhvillohesha kisha mundësi më të mira punësimi,

po ashtu kam jetuar një vit e gjysmë në Londër,

kështu që gjërat vazhdimisht ishin në lëvizje, duke u përmirësuar dhe

Ah, these two are my colleagues

Mainly I deal with, for instance, stock commerce, buying and selling,

or with merger acquisition - IPO,

meaning that you help companies to have an access on stock exchange,

or the third thing is that you create products in a way

that exactly suit the client needs.

Qe sa kohë jeton këtu familja e juaj?

Mund ta pyesësh babain tim më vonë,

por unë mendoj se ai erdhi në Gjermani në vitin….

Jo unë desha të di, se nëse

1971 ose 1972, dikur në këtë periudhë …

Familja ime e ngushtë gjendet këtu, por spaku një herë në vit unë shkoj atje poshtë

të vizitoj pjesën tjetër të familjes,

dhe kjo është një ndryshim i mirë sepse është aq ndryshe.

Nuk keni ndër mend të shkoni atje të jetoni?

Për momentin, të jem i sinqertë, jo. Mendoj se do të ishte shumë vështirë tani

Natyrisht.

megjithëse nuk do të thosha se është e pamundur,

por ndoshta pas dhjetë vitesh po.

Good day.

Good morning, have you slept well?

this one that looks like a girl

with a long hair

and this is the older one, my daughters

First years were difficult, without knowing the language,

but in the meantime we had to adapt.

Our generations were anyhow calmer; we came to make some money,

in order to support the family at that time.

Did you have to support anyne there, except your family

for a certain period of time?

Well, within our possibilities, we helped as much as we could.

But our possibilities were limited, since our earning werent that much,

we had to live ourselves,

during that hard period we took care for one family in Drenica for three years,

we supported them from here, a cousin which was responsible

for that was dispatching the help we sent them every month.

If you had a chance, what would you bring here from Kosovo?

Homeland is a homeland, whatever it is, it is better than anything.

Je një vajzë kaq e fuqishme.

- E di.

Në fillim të këtij udhëtimi unë isha vërtetë e emocionuar rreth Parisit.

Transporti, mendoj unë, është aspekti kyç i ekonomisë

sepse transporti po ashtu edhe sektor i veçantë

i cili punëson miliona njerëz në tërë Europën

por gjithashtu është edhe boshti kurrizor i ekonomisë, ky është ai i cili i afron njerëzit

kjo është çfarë kryesisht është projekti Europian qysh nga fillimi.

- Çfarë jam duke pyetur unë?

Kjo është rruga Montmartre 730

- Jo, çfarë jam duke pyetur unë është kjo këtu

- Ah, kjo këtu, po këtu është.

Nëse e njohim njëri-tjetrin më mirë, atëherë ka shumë më pak gjasa

të jemi në luftë me njëri-tjetrin.

Transporti është një sektor në vete kështu që ju duhet të shikoni

gjithashtu edhe kushtet e punës të njerëzve të punësuar në transport,

që vërtetë nuk mund të injorohen, gjithashtu edhe punëdhënësi

lidhur ngushtë me këtë ju keni edhe kushtet e punësimit por kushtet e

punësimit kryesisht kanë të bëjnë me sigurinë e transportit.

Për fat të keq, ne gjithashtu kemi shumë sfida për transportin

Transporti është 96% i varur nga karburantet

kështu që ne mundohemi të largohemi nga nafta

kjo gjithashtu ka ndikim në efektin e serrës dhe ndryshimet klimatike.

Ne kemi paraparë që vendet anëtare, në përgjithësi, investojnë

kryesisht për qytetet kryesore dhe aglomeratet kryesore ku jeton

shumica e njerëzve dhe ka tendencë të neglizhohen lidhjet me shtetet fqinje.

Ne dëshirojmë të sjellim sa më shumë trafik nga rrugët në hekurudha

dhe nga rrugët tek lumenjtë, përfshirë edhe bartjen e mallit,

sepse kjo është më miqësore për ambientin.

Infrastruktura është diçka në të cilën duhet investuar

gjithashtu është edhe interes kombëtar

por shikuar nga këndvështrimi europian ajo çka është e rëndësishme është

se ju duhet të keni legjislacionin e duhur, për standardet, për sigurinë etj.,

në mënyrë që të harmonizoni ligjet tuaja kombëtare me ligjet europiane,

gjë që do të lehtësonte hapjen e tregut dhe qarkullimin e lirë.

Mendoj se gjithnjë duhet të dalloni që të keni së paku lidhje minimale

me të gjithë për të pasur mundësi që ti qaseni tërë territorit,

dhe pastaj unë do tju këshilloja që të investoni në ndonjë teknologji

të së ardhmes, diçka të ngjashme me hekurudhën ose edhe diçka si

hekurudhat e shpejtësisë së lartë në mënyrë që të keni qasje dhe lidhje

në tregjet tuaja kryesore në të cilat dëshironi të eksportoni.

Vërtetë unë kam çka për të ndarë, sepse ishte një kohë e kaluar

në mënyrë të mrekullueshme dhe ishin tri ditë intensive

dhe do të dëshiroja sikur të qëndronim me gjat por mendoj se

edhe kjo është mjaft mirë.

Është një vend shumë i mirë për tu vizituar, veçanërisht

nëse keni një marrëdhënie, është vërtetë qytet i dashurisë.

Do të presim të gjithë sbashku në një vend dhe pastaj do të shkojmë

Its going to drive up to 300 kph with all these noises?

Nuk jemi në hotel.

I got this from the Chinaman in the Frankfurt ….

Edhe unë e kam marrë këtë

- Ja ku e ke këtu me pjeshkë

Jo.

Thank you very much Bojan

You dont have spoon?

I can do without it

Kjo nuk është hera e parë që vij në Londër, kam qenë këtu edhe më parë,

edhe pse nuk kam kaluar një përvojë edhe aq të mirë herën e kaluar

unë gjithmonë gëzohem të vij këtu dhe është një nga vendet e mia të preferuara

jo që edhe kam udhëtuar edhe aq shumë, por sidoqoftë …

Jam tejet i lodhur, sepse kemi ardhur vërtetë vonë mbrëmë,

sepse një orë kemi kërkuar hotel.

Shpresoj që të gjithë janë duke u kënaqur sepse jemi duke iu afruar

fundit të udhëtimit tonë…

dhe spaku është mirë që të pranojmë diçka nga kjo punk-energjia e Londrës.

Në këtë vend në nivelin universitar, çdo herë e më shumë para të mëdha

për punë kërkimore vijnë nga organizmat që japin grante,

nga organet që financohen drejtpërdrejt nga qeveria dhe nga organizmat tjerë

përshirë fondacionet e mëdha dhe organizatat bamirëse

për shkak të kësaj puna kërkimore është shtyrë në drejtim të një lloj

pune shkencore ekstreme në të cilën ju duhet të shkoni drejt granteve vërtetë

mëdha, të cilat përfshijnë ekipe njerëzish të cilët kryejnë projekte bashkëpunuese

dhe kjo, unë mendoj se është diçka e cila më brengos,

sepse është një organizëm i cili ka sukses në

...nuk e di ndoshta në Biologji ose

...ndoshta për disa gjëra në shkencat humane

në Historinë Shoqërore ku ju përpiloni një bazë të madhe të të dhënave,

ose në Ekonomi.

Por shumicës së punës kërkimore në shkencat humane nuk i përgjigjet ky model.

Në të kaluarën ne kemi pasur arsimim universitar plotësisht falas,

dhe pastaj nën qeverisjen e Blerit u vendosën tarifa shumë të vogla

për studentët dhe sistemin e huazimeve ku ata mund të merrnin hua

të cilat mund ti kthenin më vonë,

dhe ajo çka ka bërë kjo qeveri është se ka ngritur në mënyrë dramatike

nivelin e tarifave nga 3,000 paund në vit në 9,000 paund në vit,

...edhe më tutje me sistemin e huave.

Kam ardhur mjaftë herët (në Kosovë), në tetor të vitit 1999

isha i habitur nga shpejtësia e rindërtimit dhe rivendosjes së jetës së njerëzve

në një lloj niveli të thjeshtë praktik

dhe isha i brengosur në ndërdijen time që njerëzit dukeshin të preokupuar

vetëm me rindërtimin e shtëpive të tyre,

ndërsa juve ju nevojitet diçka më tepër se kjo për të ndërtuar një shoqëri,

ju keni nevojë për organizata, parti politike të cilat zhvillohen në mënyrë normale

dhe ju keni nevojë për atë lloj besimi të përgjithshëm në të gjitha strukturat

të cilën e kanë njerëzit në vendet mirë të zhvilluara, siç është ta zëmë

...Mbretëria e Bashkuar

por është mjaft vështirë që ato të krijohen në këto kushte,

por gradualisht, unë mendoj se ne shohim diçka të tillë,

megjithëse unë shoh se ende nuk janë të përkryera.

Kosova ka fituar një përparësi të thjeshtë e cila është se sistemi i arsimimit

dhe shkollat kanë mbetur të llojit të vjetër.

Kështu që çfarëdo qofshin problemet, dhe unë jam i sigurt se ka problem të mëdha

veçanërisht financiare, unë mendoj se elementet themelore të arsimimit janë solide.

Ndoshta pjesa më e dobët e sistemit qëndron në nivelin universitar.

Kam përshtypjen se Universiteti i Prishtinës ishte në rrëmujë të vërtetë,

kohëve të fundit është përmirësuar por prapë se prapë nevojitet një sektor

më i fuqishëm i arsimit superior në vendin tuaj

dhe mendoj që universitetet e vogla private të rrethuara që u paraqitën njësoj si në

Shqipëri u bënë shumë të lehta për ti krijuar dhe që njerëzit ti quanin universitete,

ndërsa nevojitet kontroll i rreptë për to sepse kjo është shumë e rëndësishme.

Profesori më pyeti nëse dua të qëndroj që të vazhdoj studimet e mia të doktoraturës

e cila do të sponsorizohej nga kjo kompani e cila e bënte projektimin e kësaj fluturakeje

dhe disertacioni im do të kishte lidhje me lëmin e aerodinamikës

dhe për të llogaritur tërë dinamikën dhe vetëm për këtë krahë dhe pastaj

kombinimin e dyja sbashku, unë isha vërtetë me fat

sepse zakonisht nuk fiton rastin ti kryesh të dyja.

Është krah jo-konvencional, në praktikë punohen kështu

ndërsa ky është krah në formë të shkronjës W.

Këta krah janë projektuar për tu përdorur në diçka të quajtur Air-taxi,

sepse Londra është e stërmbushur me njerëz, dhe mendohet për të

krijuar disa taksi aeroplanë të vegjël që do të fluturonin në distanca të shkurtra.

Ky departament i aeronautikës ishte hapur para një shekulli, gati para një shekulli,

kështu që për këto 100 vite nuk kishte asnjë femër e cila përgatiti

disertacionin nga lëmia e aerodinamikës që është një rast unikat.

Ata nuk ju diskriminojnë drejtpërdrejtë por tërthorazi sepse nëse jeni student i BE-së

ose nëse jeni student në fushën e ekonomisë europiane

ju paguani nëntë herë më pak se sa s tudentët ndërkombëtar gjë që është

gjë që është vërtetë shumë.

Arsyeja përse erdha këtu, përse luta prindërit e mi të shesin dyqanin

ishte se unë doja ta bëjë këtë, kështu që unë e pëlqeja qysh nga

fillimi gjë që është e mirë.

Ndërtesa e Parlamentit është transparente.

- Për mua është edhe më tej sfiduese këtu.

- Unë jam në Parlament që nga viti 2009 pra ky është mandate im i parë,

mund të thuhet se jam e re në këtë megjithëse e njoh institucion mjaft mirë

unë kam jetuar në Bruksel edhe më parë si gazetare dhe korrespondente për

çështjet europiane, për këtë arsye sot mund të thuhet se unë kam kaluar në

anën tjetër por jam me vetëbesim sepse mund të formësoj legjislacionin

Çdo të premte kjo shkon për në Strasburg kur kemi seancat në Strasburg

pra paramendoni më shumë se 700 kuti të këtilla të cilat barten me

kamionë të mëdhenj

- Siç e dini, kjo është një çështje mjaft e ndjeshme, mjaft delikate,

ne në Parlament jemi duke u përpjekur vërtetë shumë që Kosova të hap

procesin e dialogut për vizat sepse mendoj se është me rëndësi që

vendi juaj të mos qëndroj tepër i izoluar sepse ne jemi duke u përballur

me frustrim në rritje e sipër dhe njerëzit vërtet nuk mund të udhëtojnë lirshëm,

është si një njollë e zezë në hartën e botës perendimore

për këtë arsye mendoj se është shumë e domosdoshme që BE-ja të filloj

dialogun me Kosovën që d.m.th. të vendosen në tryezë qartë të gjitha

kushtet teknike që duhet ti përmbush Kosova.

- Oh, shiko, ju keni një fotografi me Bajram Rexhepin.

- Po

Për të hyrë në regjimin pa viza ju duhet të keni kufij të sigurt që

d.m.th. duhet të keni dokumente (pasaporta) të sigurta dhe njerëzit duhet që vërtetë

të respektojnë detyrimet.

Për mua, që vij nga Sllovenia që jam larg vetëm disa qindra kilometra larg,

ishte e vështirë të kuptoj që ende ka një vend me një brez të rinjsh të cilët

janë të mbyllur pas kufijve, kështu që ndonjëherë nuk është lehtë të kuptohen

këto gjëra, por mendoj që arsimimi, qasja në rrjet që është shumë

shumë e rëndësishme për të rinjtë, hap perspektiva të reja dhe

thellësisht shpresoj që hyrja në regjimin pa viza do të hap gjithashtu

një perspektivë të re europiane për brezat e rinj.

Kush i ka nënshkruar këto?

Noel Malcolm.

Noel Malcolm, historian nga Mbretëria e Bashkuar, MimozaMimoza

Mimoza është projektuese e fluturakeve

Dhe kjo është Loris Meredith nga misioni i BE-së.

Mund të nënshkruaj këtu?

- Ponë rregull.

Kur shkoj në Kosovë takoj të gjitha nivelet e shoqërisë, duke filluar nga Kryeministri

partitë opozitare, mediat, miqtë që kam krijuar tashmë atje, njerëzit nga institutet

politike kërkimore, kam shkuar në pjesë të ndryshme të vendit, kam qenë në Prizren,

në Pejë, kam qenë në veri, në pjesën veriore të Mitrovicës, kam takuar

serbët e Kosovës në veri, ata që mundohen të jetojnë në Kosovë,

njihem si dikush që është e sinqertë në shprehjen e mendimeve të mia,

kam kritikuar qeverinë kur kam menduar se duhet bërë këtë,

e kam lavdëruar dhe përshëndetur për gjërat pozitive.

një gjë pozitive që kam kuptuar se

ka shumë njerëz të rinj sikurse jeni ju

vërtet më pëlqen kjo, dhe mendoj që kjo është diçka për të cilën argumentojë

me ministrat e punëve të brendshme të cilët nuk dëshirojnë të fillojnë dialogun

për viza, dhe ju them:”E dini këta të rinj ...

dëshirojnë të dinë se për çka është fjala për këtë Union Europian aq të lartësuar,

si duani ti mbani atje dhe ti izoloni atje.

Nuk ka të bëjë edhe aq me Kosovën, ka të bëjë me partitë e krahut të djathtë

dhe krahut ekstrem të djathtë që janë shumë nacionaliste dhe raciste,

dhe të cilat janë duke u bërë më të fuqishme, të cilat nuk duan më të “huaj

dhe për fat të keq Kosova, imazhi i Kosovës brenda BE-së nuk është edhe aq i

mirë, ka të bëjë me luftën e bërë kundër Serbisë, me luftëtarë guerilë

ka të bëjë me gjërat si korrupsioni, krimi i organizuar, që nuk paraqitet vetëm

në Kosovë por edhe në vendet tjera, por ky imazh nuk ndihmon fare, apo jo?

dhe ekziston ky imazh për këta kosovarë … dhe jo ne nuk i duam ata më.

- Ministrat e punëve të brendshme nuk mendojnë për juve, ata mendojnë vetëm për

elektoratin e vetë dhe për këto parti të krahut të djathtë.

- Ajo çka është më rëndësi për të rinjtë dhe sigurisht se gjithashtu edhe ju e dini këtë

është që të arsimoheni, të studijoni dhe mësoni sa më shumë tani sa jeni të rinj

- Mbani një mendim të pavarur

mësohuni të bëheni guximtarë,

mund të jetë e vështirë për një çast por pastaj rriteni me këtë si person gjithashtu.

- BEKosova gjithashtu është Europë, ne do ti bashkojmë ato

Po

Në rrugën drejt integrimeve të ardhme europiane, çfarë mendoni se do të paraqesë

problemet më të shumta për Kosovën drejt BE-së?

- Nga këndvështrimi ynë në BE, unë do të theksoja katër çështje.

- E para është sundimi i ligjit, është me rëndësi që qeveria të bëjë

përpjekje më substanciale që të luftoj krimin e organizuar.

E dyta është reforma e administratës publike mendoj se është e rëndësisë

së skajshme që qeveria të mbindërtoj mbi atë çfarë është bërë deri më tani

dhe vërtetë të zhvilloj kapacitetet e administratës publike që edhe më

...tej janë të e brishta.

- E treta do të thosha është ekonomia, në veçanti ishim të brengosur të shohim

që qeveria iu shmang programimit nga FMN-ja, kjo ishte për keqardhje dhe ne

fuqimisht i kemi inkurajuar që të kthehen përsëri brenda këtyre injave me FMN-në.

Dhe si çështja e katërt natyrisht është integrimi i komuniteteve në Kosovë

dhe para se ne të pranojmë përpjekjet e bëra për integrimin në veçanti të

komunitetit serb në jug të lumit Ibër, ne shprehim shqetësimin tonë sa i përket asaj

që është bërë shumë pak në lidhje me integrimin në veri.

Sivjet është me rëndësi të veçantë sidomos për Ministrinë e posa themeluar

të integrimeve europiane, që duhet të luaj një rol të madh në përforcimin e

angazhimit të qeverisë karshi BE-së, në bashkërenditjen më efektive të

detyrave të departamenteve të ndryshme dhe mendoj se në një mënyrë ju mund

të shihni se ne patëm dy cikle të plota të asaj që ne e quajmë proces i dialogut për

stabilizim asocijim, mendoj se mund të vëreni përkushtim të vërtetë dhe ngritje

të profesionalizmit në mënyrën se si Kosova i kishte trajtuar këto takime.

- Fjala lobim a rrjedhë nga lobi, hyrje, korridor

Po ajo ka origjinën nga Amerika, e cila është vendlindja e lobimit

ku fjalë për fjalë në Dhomën e përfaqësuesve ose në Senat ku ishte një

grup njerëzish që do të dilnin jashtë në korridor dhe të cilët mundoheshin ti

përvetësonin polikajt për çështjet që ishin me interes për ta, për këtë shkak

...edhe u quajt lobim.

Klientët e mi zakonisht vijnë nga sektori privat dhe mund të thuani se unë veproj

si lehtësuese në komunikim mes tyre dhe institucioneve sepse shumë

shpesh njerëzit nga institucionet do të flasin për ligjet etj.

ndërsa ata nga sektori privat duan të flasin për biznesin,

ajo çfarë mundohem ta bëjë është që të bashkoj këto dy botë.

Një tjetër aspekt në lidhje me Brukselin është se për të marrë një vendim janë të

një numër shumë i madh njerëzish, pra keni njerëzit që rrin në atë ndërtesën

atje e cila është Komisioni Europian, të cilët dalin me propozimet për

propozimet për legjislacionin kështu qe ne duhet të dimë se cilët janë njerëzit që

mbajnë pendën në dorë dhe që hartojnë legjislacionin gjithashtu

duhet të dimë se cili politikan është në krye të komisionit do të marrë vendimin politik

për miratimin që të vazhdohet me atë propozim

dhe pastaj duhet të shiqojmë se çfarë baze ligjore shfrytëzohet për miratimin

e vendimeve dhe faktin se sa njerëz janë të involvuar nga komisioni.

Ne duhet të veprojmë përmes sistemit, përmes njerëzve kryesor që janë

të involvuar, dhe të përkujdesemi që kemi mesazhet e duhura të cilat duhet ti sjellim

para tyre në momentin e duhur dhe në formatin e duhur të cilin ata

mund ta kuptojnë.

Pra kjo është ndalesa jonë e fundit Brukseli, dhe nuk e di se

nëse do duhej të ndjehem i pikëlluar apo jo

Sot keni qenë shumë të mirë, falemnderit.

Falemnderit.

Jam i lumtur se do ti shoh familjen dhe miqtë e mi, mjerisht ky udhëtim është duke

marrë fund, ishte shumë kënaqësi por edhe stres gjithashtu

Është fundi i udhëtimit tonë … për çka më vije keq.

Shtëpia është aty ku e ke zemrën, dhe përfundimisht zemra ime është në Prishtinë

dhe mezi pres të kthehem atje.

Kam mësuar shumë posaçërisht si qytetare, kam mësuar shumë se si duhet të sillem

në një vend shumë të zhvilluar, kam krahasuar me vendin ku unë jetoj

dhe e di se këto janë dy botë të ndryshme.

Shpresoj se brezi i ri do të sjell një frymë të re dhe shpresoj se të gjithë do të përpiqen

sa më shumë të zhvillojnë vendin tonë në aspekte të ndryshme.

E di se do të më nevojiten shumë viza për të udhëtuar, për kush e di edhe sa vite.

Gjithashtu dua të theksoj se unë pata kënaqësinë të punoj me tërë ekipin,

por në veçanti me Bojanin.

E di Bojan se ti ke një kokë goxha të madhe, ti e di këtë,

ndërsa unë kam këtë kokë të vogël, që do të

që do të thotë se koka jote është më e madhe dhe më e mençur, padyshim.

The Description of Rolling to Brussels - Documentary Film